WWW.botusha.li Mirsevini

Formimi i Shoqates Humanitare.

#1 von Administratori ( Gast ) , 03.05.2010 21:44

Te nderuar bashkëvendës të nderuar vëllezër dhe motra të Botushes
Me datën 01. 05. 2010 U mbajt mbledhja e fshatit Botushë, Neuenkirch te Lucernit,
Ne mbledhje morën pjesë një numër i konsiderueshëm bashkëvendëseve, të cilët ishin të interesuar për formimin e shoqatës humanitare të Botushes. Mbledhja kishte marre karakterin punues dhe shumë miqësor ashtu si ne kishim paraparë me parë. Gjithë ne te cilët ishim aty, ne emrin tuaj dhe tonin morëm vendim : Që ta formojmë shoqatën humanitare për të mirën e fshatit.
Te dashur Botushas. Sa per të ju informuar edhe juve të gjithëve, ne mbledhje u morën disa vendime :
1- U zgjodh Kryesia e përkohshme e shoqatës deri ne mbledhjen ardhshme. N. Sefa, T. Mehmeti, Xh. Tola, F. Avdyli, F. Alija, kurse koordinator i shoqatës M. Botusha.
2- Aty për aty u tubuan disa mjete financiare diku mbi 1000 Sfr.
3- Te thirret edhe një tubim informativ pas një muaj d.m.th të takohem ne te njëjtin vend me datën 29 Mai ne ora 18 :30.
4- Ne mbledhjen e ardhshme duhet të zgjidhet kryesia e shoqatës, Fondi i shoqatës, emri shoqatës dhe te punohet rregullorja e shoqatës.
Më pas pat ca propozime, Xhem Tola propozoi që ne çdo festë te Bajramit ose vit te ri, te prehet nga një kurban te xhamia per ata të cilët nuk kan mundësi te blejnë gjerat ushqimore. Fahri Avdyli tha qe vebsaiti i Botushes të mos te mbyllet për shkaqe financiare dhe mos te pranohet apo publikohet as një fjalë fyese ne ketë faqe. Tahir Mehmeti propozoi që ta ndërtomi një sallë diku ne fshat. Fahri dhe Bashkim Alija propozuan që shoqatës të ja japim emrin « Bashkimi i Botushasve ».
Muhamet Botusha ua uroj të gjithë Botushasve formimin e shoqatës humanitare, kudo qe gjinden Botushasit, dhe kërkoj mbështetjen e secilit dhe te jemi njeri pran tjetrit dhe qe kjo veprimtari mos te shuhet kurrë, brez pas brezi. Na lumtë dhe na prift puna e mbarë e përhajr na koftë.
Me nderime dhe respekt nga këshilli iniciues.

Administratori

   

U Formua shoqata Humanitare e Botushës.
Tubim në Luzern

Ju deshiroim qaste te kenshmen ne faqen tonë
Xobor Ein Kostenloses Forum | Einfach ein Forum erstellen